Ma lakun emnin me vner e jo me rasa Ma kapën nderin për fyt e ia nxun frymën tu e vjedh Ma panë e mohun pafajësinë, tu e trajtu si marionetë Tinëz, pa iu pa i hija e zemrës Por sa bukur o dukë kjo dashnia, pa faqe t'kuqe t'lakmisë e pa laps t'kushteve Që veç unë s'i kisha vnu Ujqit t'veshun si dele n'hanë t'plotë e n'hanë t're Iluzion: Banu ma e shëndosh, banu ma e egër Banu ma e butë, banu ma femnore Banu ma e fortë, banu si n'fillim Banu ma e bukur, banu ma për toke Banu ma e paprekshme U mundova, u bana, u bana, u bana Çkado që i ka konvenu botës Çkado që iu ka vy Mendja dhomë e zezë, e vogël pa dritare S'mujsha me pa që dritën ma ka vesh shpirti Kam bërtit' me qit za që e shajnë e me qit za që e dojnë N'gjuhë tjetër, nashta m'kupton dikush I take my power back! Ti hala rrej për mu, vjedhëm, përdorëm, merri krejt ça kom Kontrollomë, kopjomë, injoromi vlerat Konkurromë, provokomë, njollosma emnin e f'tyrën Po s'un ma ndotë, as merr dot shpirtin Se sa t'kem frikë, se për mu, jam e para, e dyta, e treta U detyrova me mësu me dasht veten pa arsye, se kërkush kurrë nuk diti