O ju malet e Shqipërisë Dhe ju lisat e gjatë Fushat e gjëra me lule Që ju kam ndërmënd ditë e natë Ju bregore bukuroshe E ju lumenj të kulluar Çuka, kodra, brinja, gërxhe E pyje gjelbëruar, unë... Do këndoj për dashurinë Që ju mbani, që ju mbani Edhe ushqeni O vëndasit e mi të bekuar Ju mendjen time Ju mendjen ma dëfreni Ti Shqipëri më jep nderin e madh Ti Shqipëri më jep emrin shqiptar Se zemrën time ma gatove Ti ma gatove plot dëshirë e zjarr O ju malet e Shqipërisë Dhe ju lisat e gjatë Fushat e gjëra me lule Që ju kam ndërmënd ditë e natë Ju bregore bukuroshe E ju lumenj të kulluar Çuka, kodra, brinja, gërxhe E pyje gjelbëruar, unë... Do këndoj për dashurinë Që ju mbani, që ju mbani Edhe ushqeni O vëndasit e mi të bekuar Ju mendjen time Ju mendjen ma dëfreni Ti Shqipëri më jep nderin e madh Ti Shqipëri më jep emrin shqiptar Se zemrën time ma gatove Ti ma gatove plot dëshirë e zjarr Ti Shqipëri më jep nderin e madh Ti Shqipëri më jep emrin shqiptar Se zemrën time ma gatove Ti ma gatove plot dëshirë e zjarr Ti ma gatove plot dëshirë e zjarr